Luhet java e fundit e fazës së parë, spikat klasikja Tirana – Vllaznia’

Futboll

Luhet java e fundit e fazës së parë, spikat klasikja Tirana – Vllaznia’

Më: 10 dhjetor 2022 Në ora: 11:51
Luhet java e fundit e fazës së parë, spikat klasikja ‘Tirana – Vllaznia’

Java e nëntë e kampionatit të vajzave përkon edhe me fundin e fazës së parë. Të enjten e 8 dhjetorit është luajtur ndeshja e parë e kësaj jave, mes Kinostudios dhe Partizanit, teksa do të mbyllet të dielën me klasiken e futbollit shqiptar, Tirana – Vllaznia, e që të gjithë fansat e futbollit do të kenë mundësi ta ndjekin falas në kanalin zyrtar të FSHF-së në Youtube.

Në derbin kryeqytetas, Kinostudio triumfoi me rezultatin 3-2 kundër Partizanit, në një ndeshje shumë të luftuar nga të dyja skuadrat.

Ndërkaq, në sfidat e tjera të javës së 9-të, Teuta do të presë Lushnjen në shtëpi ditën e sotme. Durrsaket janë në kërkim të rezultatit pozitiv, pas hapit të gabuar javën e kaluar ndaj Partizanit në transfertë. Sakaq, Lushnja nuk ka marrë asnjë pikë në 8 javë kampionat, duke shënuar kështu një rekord negativ. Takimi do të luhet në Durrës, në ora 10:00.

Apolonia kërkon të rikthehet te fitorja këtë javë, teksa do të përballen me Kukësin në shtëpi. Fieraket renditen tashmë në vendin e tretë me 18 pikë pas 8 javësh, gjashtë më pak se Vllaznia e Tirana e vendit të parë. Ndeshja e kësaj jave do të luhet në aneksin e stadiumit ‘Loni Papuçiu’ në Fier, në ora 14:00.

Në po të njëjtën orë, Laçi do të presë Skënderbeun në shtëpi. Laçjanet vijnë pas një fitoreje në Lushnje, ndërsa korçaret u mundën nga Tirana në shtëpi. Ndeshja pritet të jetë shumë e luftuar nga të dyja ekipet, që do të kërkojnë 3 pikët për ta mbyllur sa më mirë fazën e parë të kampionatit.

Kjo javë e nëntë do të mbyllet me super ndeshjen Tirana – Vllaznia, e quajtur ndryshe edhe si klasikja e futbollit shqiptar. Ndeshja pritet të jetë shumë e fortë, teksa të dyja skuadrat janë në kuotë të njëjtë pikësh pas 8 javësh, duke njohur vetëm fitore dhe asnjë humbje. Ndeshja do të luhet në kompleksin ‘Skënder Halili’ në ora 14:00.

Ndeshjet e javës së tetë në kampionatin e vajzave:

Kinostudio 2-3 Partizani

KF Teuta – Lushnja, e shtunë, ora 10:00

Apolonia – Kukësi, e shtunë, ora 14:00

KF Laçi – Skënderbeu, e shtunë, ora 14:00

Tirana – Vllaznia, e diel, ora 14:00

Renditja aktuale:

Vllaznia 24 pikë

Tirana 24 pikë

Apolonia 18 pikë

Kinostudio 15 pikë

Partizani 13 pikë

Kukësi 6 pikë

Teuta 6 pikë

KF Laçi 4 pikë

Skënderbeu 3 pikë

Lushnja -3 pikë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat