Dha 16 kartonë të verdhë, arbitri spanjoll kthehet në shtëpi para kohe

Futboll

Dha 16 kartonë të verdhë, arbitri spanjoll kthehet në shtëpi para kohe

Më: 12 dhjetor 2022 Në ora: 13:15
Mateu Lahoz

Dha 16 kartonë të verdhë, arbitri spanjoll kthehet në shtëpi para kohe!

“Cadena Ser” raporton se arbitri spanjoll, Antonio Mateu Lahoz, nuk do të vërshëllejë më deri në fund të Kupës së Botës, në një kohë kur mbeten për t’u luajtur edhe katër ndeshje.

Mateu Lahoz ishte objektiv i kritikave të ashpra të Leo Messit dhe portierit të Argjentinës, Emiliano Martínez, në fund të ndeshjes kundër Holandës.

Përveç spanjollit, në shtëpi do të kthehen edhe gjyqtarët argjentinas Fernando Rapallini dhe Facundo Tello, ky i fundit arbitri i ndeshjes Marok-Portugali, por në bazë të rregullave nga gjysmëfinalet e në vazhdim, nuk mund të ketë gjyqtarë të kombësive të ekipeve konkurruese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat