Profecia e Maradonës, Argjentina do të fitojë Kupën e Botës

Futboll

Profecia e Maradonës, Argjentina do të fitojë Kupën e Botës

Më: 13 dhjetor 2022 Në ora: 12:18
Profecia e Maradonës, Argjentina do të fitojë Kupën e Botës

Gjysmëfinalja e parë e Kupës së Botës mes Argjentinës dhe Kroacisë do të luhet të martën në mbrëmje dhe pritshmëritë janë të furishme. Nëse shtypi kroat zbulon plane hipotetike ‘të pista’ të krijuara në dhomat e zhveshjes së Albiceleste, narrativa popullore po rritet në Argjentinë, e cila sheh Leo Messin duke rigjurmuar Diego Armando Maradonën, 36 vite pas bëmave legjendare të “Meksika 1986”.

Ylli sublim me topin në këmbë, tashmë 35-vjeçar, duket se ka brenda tij edhe atë gjakun populist që e bëri “Pibe de Oro” një hero të dashur revolucionar. Messi revolucionar nuk do të jetë kurrë, por agonizmi, qoftë edhe verbal, i shfaqur gjatë dhe pas çerekfinales kundër Holandës, ka gëzuar shumë tifozët argjentinas, të cilët gjithashtu u bëjnë thirrje sinjaleve mistike për të bindur veten se në paraqitjen e tij të pestë në një Kupë Botre, Leo më në fund do të mund të ulet në fronin që i përkiste idhullit të tij.

Besimi se ekziston një fije misterioze që lidh dy kampionët, një lidhje mes ëndrrës dhe realitetit, që mund të ketë vetëm triumfin e “Selección” në Katar, u forcua pas një fotoje të Kupës së Botës meksikane, që e kurorëzoi Maradonën si legjendë.

Fotoja tregon “Diez” duke festuar fitoren 3-2 në finale ndaj Gjermanisë Perëndimore në stadiumin “Azteca”. Kjo është një nga mijëra fotot e bëra atë ditë, 29 qershor 1986, por ka diçka në këtë që është interpretuar si një profeci autentike.

Në njërën dorë Maradona ka Kupën e Botës, ndërsa në tjetrën duket se tregon flamurin e Katarit të vendosur mes të tjerave për të inkuadruar stadiumin në Mexico City.

Në imagjinatën e zjarrtë të kujtdo që postoi foton, Diego do të kishte ‘parashikuar’ fitoren e Argjentinës në Kupën e Botës, që po zhvillohet në Katar 36 vite më vonë. Të gjithë këto janë elementë që në kujdesin e popullit argjentinas bëhen frymë e fuqishme pas Messit. Pas tij duket se vështrohet silueta e dashur e Maradonës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat