Sosa: Ishim më të mirët në fushë deri në momentin e penalltisë së diskutueshme!

Futboll

Sosa: Ishim më të mirët në fushë deri në momentin e penalltisë së diskutueshme!

Më: 14 dhjetor 2022 Në ora: 15:47
Sosa

Borna Sosa, mbrojtësi i krahut të Kroacisë, komentoi humbjen në gjysmëfinale kundër Argjentinës.

Duke folur për mediet përpara këtij takimi, kroati theksoi se sipas tij ishin më mirë se argjentinasit deri në momentin e penalltisë.

“Për gjysmë orën e parë ishim më të mirë, kishim kontrollin dhe zotërimin e topit, dhe më pas vjen ajo penallti, e cila të paktën është e diskutueshme.

Messi tregoi çfarë ka treguar gjatë karrierës së tij, sepse është më i miri. Mund të përgëzoj vetëm Argjentinën. Është e vështirë të humbasësh gjysmëfinalen, por tani duhet të qetësojmë kokën për t’u kthyer me medalje në Zagreb“-deklaroi Sosa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat