Pranë legjendës braziliane shkon dhe i biri

Futboll

Pranë legjendës braziliane shkon dhe i biri

Më: 25 dhjetor 2022 Në ora: 11:15
Pele

Duket se gjendja e legjendës së futbollit Pele vazhdon të përkeqësohet, me 82-vjeçarin që prej kohësh është dërguar në terapi intensive, pasi kimioterapia për kancerin në zorrën e trashë nuk i shkoi ashtu siç duhet.

Në spitalin që Pele është shtruar ka mbërritur dhe i biri i tij, Edson.

Këtë e ka konfirmuar e bija e tij, Keli Naskimento, e cila thotë në rrjetet sociale:

“Ai (Edson) është këtu. Unë nuk do të largohem, askush nuk do të më largojë nga këtu”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat