Chelsea synon t’i kthehet fitores

Futboll

Chelsea synon t’i kthehet fitores

Më: 27 dhjetor 2022 Në ora: 17:53
Chelsea synon t’i kthehet fitores

Chelsea sonte do të jetë nikoqire e Bournemouthit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të në Premierligë.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Stamford Bridge”, nga ora 18:30.

“Blutë” nuk dinë për fitore në pesë ndeshjet e fundit në kampionat, ku kanë regjistruar dy barazime e tri humbje radhazi.

Chelsea ndodhet në pozitën e nëntë me 21 pikë, kurse Bournemouthi është në pozitën e 14-të me 16 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat