Tejkalon Zidanen dhe Henryn

Futboll

Tejkalon Zidanen dhe Henryn

Më: 31 dhjetor 2022 Në ora: 11:56
Tejkalon Zidanen dhe Henryn

As Zinedin Zidane, as Kylian Mbappe, as Thiery Henry... 

Rikthimi i Ligue 1 solli shpërthimin më të madh, duke iu referuar debutimit të një lojtari të ri, që kampionati elitar francez ka përjetuar në historinë e vet.

Eliesse Ben Seghir (Saint-Tropez, 16-2-2005) mund të mburret se është futbollisti më i ri (17 vjeç, 10 muaj dhe 12 ditë) që ka shënuar një dopietë në debutimin e tij në Ligue 1.

Ai theu rekordin e vendosur nga Zhan Delofre (18 vjeç, 10 muaj e 12 ditë) me Lens më 1958.

Filip Klement e futi në lojë në vend të Ben Jederit, në pjesën e parë, me rezultatin 1-1. Dhe Ben Seghir shënoi menjëherë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat