Messi fiton gjithçka

Futboll

Messi fiton gjithçka

Më: 1 janar 2023 Në ora: 12:20
Messi fiton gjithçka

Katar 2022 ishte pa dyshim kompeticioni më i rëndësishëm jo vetëm i këtij viti, por i katër viteve të fundit. Më shumë nga të gjithë kjo Kupë Bote do të kujtohet me nostalgji të madhe nga tifozët e Argjentinës dhe Lionel Messit.

Argjentinasit fituan kupën e tretë të botës më 18 dhjetor 2022 në finalen ndaj Francës, me triumfatorin që u vendos nga penalltitë, ku vendimtar i padiskutueshëm ishte portieri Martinez, ndërsa hera e fundit që kishin dalë triumfator nga ky kompeticion ishte në vitin 1986 kur ekipi drejtohej nga Maradona.

Messi dhe Argjentina e nisën Botërorin Katar 2022 me disfatë ndaj Arabisë Saudite në fazën e grupeve, duke vënë disi në pikëpyetje ecurinë e mëtejshme të kësaj skuadre, por në fund vërtetuan që shpirti i skuadrës i drejtuar nga një lider, që tashmë ka fituar gjithçka në futboll, ia dolën të ishin kampionët e Botës.

Argjentina fiton Finalissima-n përballë kampionëve të Europës, Italisë

Viti 2022 mund të thuhet me plot gojë që ishte viti i Argjentinsës, me skuadrën e Scalonit që më 1 qershor 2022 fitoi Finalissima-n, një “finale” që zhvillohet mes kampionëve të “Coppa America”, Argjentinës dhe mes kampionëve të Europës, Italisë.

Messi dhe ekipi i tij fituan bindshëm me rezultatin 0-3, në një ndeshje që ishte shumë e luftuar nga të dyja anët, por dominimin e bënë argjentinasit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat