Modriç nuk ndërron mendje

Futboll

Modriç nuk ndërron mendje

Më: 1 janar 2023 Në ora: 19:31
Modriç nuk ndërron mendje

Luka Modriç ka preferuar t’u thotë jo milionave të eurove. Futbollisti i Real Madrid, edhe pse në vitet e fundit të karrierës, ka preferuar që të mos ndjekë rrugën e Kristiano Ronaldos dhe të firmosë në Arabinë Saudite ashtu siç bëri portugezi, pavarësisht ofertave kolosalë që i janë bërë.

“Marca” bën të ditur se në këto ditë, edhe mesfushori kroat ka refuzuar një ofertë marramendëse nga Arabia Saudite, e cila ka si qëllim që shumë shpejt të kthejë kampionatin e saj në një pikë referimi të yjeve. Raportohet se Al Nassr ishte gati të firmoste edhe me të, ashtu siç po tenton që të bëjë me Serxhio Ramos, pasi kërkon lojtarë me shumë emër që t’ia bashkojë projektit të Kristiano Ronaldos.

Por media spanjolle ka bërë të ditur se Modriç ka refuzuar pasi mendon se ka ende për të dhënë në këtë klub, siç e tregoi në Botërorin 2022 ku shkëlqeu me Kroacinë duke qenë një lider absolut i përfaqësueses e cila u rendit në vendin e tretë në Katar.

Modriç nuk ndërron mendjeMësohet se ai ka refuzuar oferta jo vetëm nga Arabia Saudite, por edhe nga SHBA, pasi qëllimi i tij është që të qëndrojë te Reali të paktën edhe një edicion tjetër.

Ndonëse Reali nuk i ka ofruar ende rinovimin, Modriç i ka bërë të qartë të gjithë admiruesve se nuk do të jetë problem të gjejë gjuhën e përbashkët, ndërsa për një lamtumirë të mundshme, po mendon si datë vetëm vitin 2024.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat