Çfarë flitet për Zidanen?

Futboll

Çfarë flitet për Zidanen?

Më: 3 janar 2023 Në ora: 11:16
Çfarë flitet për Zidanen?

Zidane largohet nga mundësia e drejtimit të kombëtares franceze!

Me përjashtim të surprizave të minutës së fundit, Didier Deschamps do të qëndrojë në krye të Francës edhe për të paktën dy vite të tjera, deri në Euro 2024.

Kështu shkruan “Le Parisien”, sipas të cilit trajneri aktual ka arritur një marrëveshje me presidentin e federatës të enjten e kaluar. E vetmja gjë që mungon për t’u sqaruar është mundësia e futjes një klauzole edhe për dy vite të tjera, pra deri në Botërorin e vitit 2026.

Nënshkrimi ende mungon, por marrëveshja ekziston dhe së shpejti do të zyrtarizohet. Kështu, ëndrra e Zidane nuk mund të realizohet as këtë herë, ku ish-trajneri i Real Madrid ka si objektivë të drejtojë “gjelat”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat