Tirana pa përgatitës atletik

Futboll

Tirana pa përgatitës atletik

Më: 5 janar 2023 Në ora: 14:18
Tirana pa përgatitës atletik

Përgatitësi atletik Kostandinos Jani nuk do të jetë më pjesë e stafit të Tiranës.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, është vetë Jani që jep konfirmimin mes shumë falënderimesh.

Përgatitësi atletik i cili ishte pjesë e Tiranës për më shumë se 3 vite e gjysmë do të largohet jashtë Shqipërisë. Jani ka dhënë ndër vite kontributin e tij të madh në klubin e Tiranës, duke arritur deri në shpalljen kampion të bardhebluve.

Në fjalën e tij nuk ka lënë pa përmendur dhe trajnerët që ka punuar ndër vite, Ardjan Mema, Emanuel Egbo dhe Orges Shehi. Vendin e tij do ta marrë italiani Françesko Vitobello që kanë pjesë e disa skuadrave në Superiore..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat