Rasti i rrallë në futboll, presidenti tërhiqet nga gara dhe gjobit e pezullon lojtarët

Futboll

Rasti i rrallë në futboll, presidenti tërhiqet nga gara dhe gjobit e pezullon lojtarët

Më: 6 janar 2023 Në ora: 12:50
Rasti i rrallë në futboll

Presidenti i klubit të Zamalek-ut ka marrë një vendim drastik pas barazimit 1-1 kundër El Daklyeh-ut. Mortada Mansout ka lënë me gojën hapur lojtarët me opinionin sportiv, teksa ka vendosur të tërheqë ekipin nga gara në kampionatin egjiptian.

Shkak për një vendim të tillë janë bërë gjyqtarët, që sipas tij nuk kanë ndarë drejtësinë me paanshmëri në fushën e lojës.

“Ne kemi vendosur që të mos marrim më pjesë në këtë farsë të udhëhequr nga EFA-ja dhe gjyqtarët, të cilët favorizojnë kundërshtarët tanë dhe i japin titullin rivalit tonë. Çdo lojtar do të gjobitet me 20% të pagës së tij.

Përveç kësaj, ne kemi vendosur të pezullojmë dy futbollistë nga ekipi ynë. Ata janë Ahmed Fatouh dhe Abdallah Gommaa dhe ata gjithashtu do të vendosen në listën e transferimeve”, ka bërë të ditur Mortada Mansour-i.

Kujtojmë se klubi i Zamalekut renditet i dyti në tabelën e klasifikimit në Egjipt. Ai ka grumbulluar 25 pikë në 12 javë kampionat, ndërsa rivali i tij në kampionat, Al Ahly udhëheq renditjen me 30 pikë të fituara deri në këtë fazë të kampionatit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat