Renditja befasuese e vlerës së lojtarëve në treg

Futboll

Renditja befasuese e vlerës së lojtarëve në treg

Më: 6 janar 2023 Në ora: 16:16
Renditja befasuese e vlerës së lojtarëve në treg

Skena e futbollit është plot me yje. Këta janë 20 futbollistët më të vlerësuar, sipas algoritmit të përdorur nga Observatori i Futbollit CIES, i cili përdoret për të publikuar studime të këtij lloji. Ka më shumë se një surprizë… Erling Haaland, Jude Bellingham dhe Vinícius Jr. janë ndër futbollistët më të vlefshëm për momentin. Listën me 20 më të kushtueshmit mund ta ndiqni më poshtë, shkruan Telesporti.

20. Eder Militão (102 milionë, Real Madrid), 24 vjeç
Qendërmbrojtësi brazilian është imponuar si element themelor në formacionin e Ancelottit. Një nga më të mirët në botë në pozicionin e tij.

19. João Cancelo (103.6 milionë, Manchester City), 28 vjeç
I konvertuar në një mbrojtës të majtë, portugezi është një nga lojtarët më të mirë me qasje difensive/ofensive të Guardiolës.

18. Ruben Dias (105 milionë, Manchester City), 25 vjeç
Portugezi i dytë në listë. Dy sezone më parë ai u votua si qendërmbrojtësi më i mirë i UEFA-s. Themelor në skemën mbrojtëse të Guardiolës, si Cancelo.

17. Ferran Torres (106.8 milionë, Barcelona), 22 vjeç
Anësori spanjoll, pavarësisht kritikave, është thelbësor në kombëtare dhe i rëndësishëm te Barça.

16. Aurélien Tchouaméni (107.2 milionë, Real Madridi), 22 vjeç
Pas largimit të papritur të Casemiro, francezi u vendos shpejt në formacionin kryesor të Ancelottit.

15. Rodrygo Goes (107.4 milionë, Real Madridi), 21 vjeç
Pas disa sezonesh përshtatjeje dhe disa “ndezjesh”, braziliani në sezonin 2022-2023 po i krijon vend vetes në formacionin titullar.

14. Bukayo Saka (108.7 milionë, Arsenal), 21 vjeç
Anglezi ka marrë krahun e djathtë të skuadrës londineze. Ai është standardi sulmues për skemën e Artetës, me Arsenalin që kryeson Premier League.

13. Frenkie de Jong (109.3 milionë, Barcelona), 25 vjeç
Pas thashethemeve për largim verën e kaluar, holandezi është në më të mirën e tij, duke luajtur si “pivot” te skuadra blaugrana.

12. Luis Diaz (109.7 milionë, Liverpool), 25 vjeç
Një nga nënshkrimet më të shtrenjta në historinë e “Reds”. Kolumbiani është vendosur në krahun e majtë, pas largimit të Mané.

11. Rodri Hernández (117 milionë, Manchester City), 26 vjeç
Pjesë kyçe në skuadrën e Guardiolës dhe i domosdoshëm për Luis Enrique në “Katar 2022”. Për nga rregullsia dhe performanca, “strumbullari” më i mirë në botë.

19. Federico Valverde (123.5 milionë, Real Madridi), 24 vjeç
Uruguajani është një forcë e natyrës. Një element thelbësor në mesfushën e Ancelottit.

9. Josko Gvardiol (125.8 milionë, RB Leipzig), 20 vjeç
Zbulimi i madh i Kupës së Botës në Katar. I fuqishëm në ndërhyrje dhe i zoti në largimin e topit në zona të rrezikshme. Të mëdhenjtë e Evropës tashmë po e monitorojnë.

8. Jamal Musiala (145.1 milionë, Bayern Munich), 19 vjeç
Talenti më i madh gjerman sot. Ka cilësi të pafundme me topin në këmbët e tij. I destinuar të jetë lojtari ekskluziv në skuadrën bavareze.

7. Pablo Martín Páez Gavira “Gavi” (147.6 milionë, Barcelona), 18 vjeç
Një nga yjet më të mëdha të dekadës. Ai është vendosur si “regjisor” te Barça dhe te kombëtarja spanjolle, bën një punë të pazakontë për një djalë të moshës së tij.

6. Pedri (170.2 milionë, Barcelona), 20 vjeç
Talenti më i madh spanjoll i momentit. Inteligjenca e tij, cilësia teknike dhe vizioni janë pikat e forta. Ai ka gjithçka për t’u bërë legjendë.

5. Erling Haaland (174.9 milionë, Manchester City), 22 vjeç
Golashënuesi më i mirë i momentit. Një ‘vrasës’ brenda zonës. Numri i golave të tij është i tmerrshëm. Në pjesën më të madhe, po, për shkak të kontekstit në të cilin gjendet. Pasardhësi i CR7.

4. Vinícius Jr. (190.5 milionë, Real Madridi), 22 vjeç
Së bashku me Benzema bën liderin ofensiv të Real Madridit. Një futbollist që nuk resht së provuari. Cilësi të pafundme dhe një mentalitet “vrasës”, i ka të gjitha.

3. Kylian Mbappé (190.7 milionë, PSG), 24 vjeç
Futbollisti më i mirë në planet. Kupa e Botës në Katar shërbeu për ta konfirmuar këtë. Cilësi fizike të papara, lider absolut i PSG-së dhe kombëtares franceze.

2. Phil Foden (200.5 milionë, Manchester City), 22 vjeç
Perla më e madhe angleze e momentit. Një futbollist që nuk ndalet së rrituri dhe evoluimi. Një diamant që ende ka nevojë për t’u lustruar.

1. Jude Bellingham (208.2 milionë, Borussia Dortmund), 19 vjeç
Pjesa më e lakmuar në treg. Mesfushori total mbron, drejton, kombinon, finalizon… Real Madridi tashmë e ka vënë syrin tek ai, diçka normale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat