Tirana fiton në Selman Stermasi

Futboll

Tirana fiton në Selman Stermasi

Më: 7 janar 2023 Në ora: 17:35
Tirana fiton në Selman Stermasi

Me kampionatin e ndërprerë, skuadrat e Abissnet Superiore janë duke zhvilluar përveç stërvitjes edhe ndeshje miqësore në mënyrë që të ruajnë kondicionin e duhur fizik.

Ditën e sotme ishte radha e Tiranës dhe Vllaznisë për të luajtur ndeshjet e tyre testuese, teksa bardheblutë triumfuan në Selman Stermasi ndaj Tërbunit me rezultatin 2-0, ndërsa shkodranët nga ana tjetër u ndalën në një barazim pa gola ndaj Kastriotit në Loro Boriçi.

Golat e Tiranës u shënuan nga Redon Xhixha dhe Dijar Nikqi ndërsa tashmë vëmendja e kampionëve në fuqi të kampionatit kalon nga Superiorja ku më datë 13 janar udhëtojnë për në transfertën e Laçit.

Aktualisht, Tirana është në vend të dytë me 25 pikë, katër më pak se Partizani kryesues.

Nga ana tjetër, Vllaznia pas barazimit me Kastriotin e kalon vëmendjen tek sfida e radhës në kampionat, ajo në kryeqytet ndaj Partizanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat