Fulham ia thellon krizën edhe më shumë Chelseas

Futboll

Fulham ia thellon krizën edhe më shumë Chelseas

Më: 13 janar 2023 Në ora: 00:26
Fulham - Chelsea

Fulham ia ka shkaktuar Chelseas humbjen e shtatë në Ligën Premier në ndeshjen e zhvilluar në Craven Cottage. Rezultati përfundimtar ka qenë 2-1.

Willian (25’) dhe Carlos Vinicius (73’) shënuan për vendasit derisa për Chelsea golin e vetën e shënoi Koulibaly (47’).

Debutuesi Felix pati një fillim mbresëlënës, por pastaj u përjashtua nga ndeshja, duke lënë skuadrën me dhjetë lojtarë. 

Fulham tashmë gjendet në pozitën e gjashtë në tabelë, kurse Chelsea mbetet në vendin e dhjetë dhe është dhjetë pikë larg vendeve të Champions League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat