Klauzola e shitjes mban larg Leao-n nga Milani

Futboll

Klauzola e shitjes mban larg Leao-n nga Milani

Më: 13 janar 2023 Në ora: 15:27
Leao

Rafael Leao nuk dëshiron të largohet keq nga Milani dhe për këtë arsye është gati që të rinovojë kontratën, por nga ana tjetër nuk do që të jetë “i lidhur” përgjithmonë me klubin.

Sipas mediave italiane sulmuesi portugez ka rënë dakord për të zgjatur kontratën aktuale me “djallin” pasi i janë plotësuar të gjitha kërkesat ekonomike. Pas firmës ai do të përfitojë 6.5 milionë euro plus 1.2 të tjerë në formë bonuesh, të cilët thuhet se janë shumë lehtë të arritshëm nga talenti portugez.

Nyja e madhe është te klauzola e shitjes. Menaxheri i tij Ted Dimvula po bën çfarë është e mundur për të bindur Milanin që të ulë shifrën e përmendur pak ditë më parë nga Maldini dhe Massara. Sipas dyshes drejtuese Leao, në rast se firmos akordin e ri, largohet nga Milano vetëm nëse se një klub do të prezantohet me 150 milionë euro.

Kjo shifër i duket e ekzagjeruar menaxherit të Leao-s. Në orët në vazhdim Ted Dimvula do të udhëtojë personalisht në Milano për të diskutuar me krerët e klubit uljen e kësaj shifre që do ta bënte Leao-n një objektiv të shumë pak skuadrave Evropiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat