Pse përmendet Blazh Slishkoviqi në humbjen e Juventusit?

Futboll

Pse përmendet Blazh Slishkoviqi në humbjen e Juventusit?

Nga: K. G. Më: 14 janar 2023 Në ora: 13:53
Allegri e Slishkoviqi

Në derbin e javës së 18-të të Serie A, lojtarët e Napolit e kanë deklasuar me rezultat 5:1 Juventusin.

“Ishte hera e parë që ‘Zonja e Vjetër’ pësoi pesë gola në një ndeshje lige që nga 30 maj i vitit 1993.

Kohën kur Pescara e mundi Juventusin 5:1. 

Interesant është fakti se golin e vetëm për Juventusin e kishte shënuar trajneri aktual Massimiliano Allegri.

Ish futbollisti i mirënjohur, më pas ish-trajneri i Bosnjës dhe Hercegovinës, Blazh Slishkoviqi, luajti 90 minuta për Pescara-n dhe

kjo ndeshje u luajt në ditëlindjen e tij të 34-të”, ka shkruar mediumi boshnjak “Dnevni Avaz”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat