FC Prishtina zbarkon në tokën turke

Futboll

FC Prishtina zbarkon në tokën turke

Më: 14 janar 2023 Në ora: 20:04
Ismet Munishi me lojtarë

FC Prishtina zbarkon në tokën turke, kryen stërvitjen e parë derisa aranzhon edhe ndeshje miqësore!

Ekspedita e FC Prishtinës ka zbarkuar të shtunën në Antalia të Turqisë për ta zhvilluar fazën përgatitore dy javore.

Fluturimi nga Prishtina në tokën turke ka shkuar për mrekulli dhe skuadra është akomoduar në hotel.

"Pasditen e sotme ekipi jonë e ka kryer edhe stërvitjen e parë.

Skuadra jonë ka paraparë t’i zhvillojë gjashtë ndeshje miqësore në Antalia.

Përballjen e parë Prishtina e ka kundër Siofokut të Hungarisë, përpara se të luajë ndaj ekipit Ceske Budojovice nga Çekia.

Ndeshjen e tretë Prishtina e luan kundër skuadrës bullgare, Krumovgrad, kurse të katërtën ndaj Michalovces së Sllovakisë.

Prishtina do të ketë ndeshje kontrolluese edhe ndaj FC Zhetysu nga Kazakistani derisa do të takohet edhe me Feronikelin 74 nga Liga e Parë e Kosovës", njofton FC Prishtina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat