Barcelona e shkel me lojë e rezultat Realin, fiton Superkupën 

Futboll

Barcelona e shkel me lojë e rezultat Realin, fiton Superkupën 

Nga: K. Goca Më: 15 janar 2023 Në ora: 20:42
Pamje nga finalja

Barcelona e shkel me lojë e rezultat 3:1 Real Madridin, duke fituar Superkupën e Spanjës.

Finalja është zhvilluar në një atmosferë impozante në stadiumin “King Fahd International” në Riad të Arabisë Saudite.

Që nga minuta e parë u pa se Barcelona do të dalë ngadhënjimtare, kur në minutën e 12-të, godet shtyllën me Lewandowskin, ndërsa Balde, në vijim të aksionit godet jashtë., 

Image

Barcelona kaloi në epërsi me golin e futbollistit Gavi në minutën e 34-të. 

Ai ka nga afërsia me mjeshtri ka realizuar duke lënë të shtangur kampionin spanjoll.

Në minutën e 45-të, Lewandowski thellon epërsinë 2:0. Ai pa ndonjë vështirësi e mposhti portierin Courtois. 

Gjithçka e qartë në minutën e 69-të, Pedri thellon epërsinë në 3:0.

Në minutën e 90+3, Benzema nga rreth 10 metra, ngushton humbjen në 3.1.

Xavi me Barcelonën festojnë trofeun e parë në vitin 2023, ndërsa trajneri i Realit Carlo Ancdelotti, pati nj mbrëmje të keqe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat