Drejt fundosjes, ia pa sherrin që ia lypi menaxheres!

Futboll

Drejt fundosjes, ia pa sherrin që ia lypi menaxheres!

Më: 17 janar 2023 Në ora: 13:43
Le Graet

Le Graet drejt fundosjes, Prokuroria e Parisit nis hetimet për ngacmim seksual!

Prokuroria e Parisit konfirmoi këtë të martë se është hapur një hetim për ngacmim moral dhe seksual ndaj presidentit të Federatës Franceze të Futbollit, Noel Le Graet, i cili aktualisht është i pezulluar nga funksionet që mban që nga viti 2011.

Ky hetim vjen pas një raporti (neni 40) nga Inspektorati i Përgjithshëm për Arsimin, Sportin dhe Hetimin Kombëtar dhe pas një auditimi të kryer nga Ministria e Sportit mbi praktikat e Federatës dhe gjithashtu pa disa ankesave kundër Le Graet, fillimisht anonime dhe më pas me viktima të identifikuara, si menaxherja Sonia Souid, e cila dha një intervistë rreth një javë më parë.

Le Graet gjithashtu u detyrua të kërkonte ndjesë pas komenteve injoruese për Zidane, pasi njoftoi rinovimin e Didier Deschamps.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat