Sami Sermaxhaj e pezullon punën te FC Malisheva

Futboll

Sami Sermaxhaj e pezullon punën te FC Malisheva

Më: 17 janar 2023 Në ora: 14:38
Sami Sermaxhaj

Kam pritur katër muaj për vërtetim të kontratës, drejtori tha s’kam kohë”, Sami Sermaxhaj ‘pezullon’ punën në FC Malisheva

Kryetrajneri i njohur kosovar, Sami Sermaxhaj ka pezulluar momentalisht punën e tij tek skuadra e Malishevës, shkak i mosdeponimit të kontratës së tij në Federatën e Futbollit të Kosovës.

Sermaxhaj ka theksuar për ‘GazetaBlic Sport’ se nuk është duke shkuar në punë derisa kontrata e tij të deponohet në FFK.

Ai ka pritur qe katër muaj që një gjë e tillë t’i bëhet nga klubi kosovar, megjithatë drejtori sportiv, Kafexholli nuk ia ka mundësuar, andaj trajneri ka vendosur të mos të stërvisë lojtarët derisa të zgjidhet ky problem.

“Nuk më është deponuar kontrata, nuk më është vërtetuar në FFK, kam biseduar për këtë me drejtorin, i cili më tha se nuk kohë m’u marrë me këtë, kurse unë i thashë se nuk të punojë më pa u bërë një gjë e tillë”, tha fillimisht Sermaxhaj.

“Pagesat ishin në rregull, pres të sqarohem me kryetarin. Mendoj që problemi nuk ka qenë me ekipin, por çasja jo e duhur. Kam pritur katër muaj, ky është sinjal jo i mirë. Kam dëshiruar që të më deponohet para se të shkojmë në Turqi”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat