Bayerni firmos me portierin që do bëjë të harrohen problemet

Futboll

Bayerni firmos me portierin që do bëjë të harrohen problemet

Më: 18 janar 2023 Në ora: 17:40
Sommer

Bayern Mynih ka siguruar më në fund firmën e portierit Yan Sommer.

Gardiani zviceran nuk kishte dalë në stërvitje sot me Borusia Mynshengladbah dhe mediat gjermane zbuluan se kjo ishte për shkak se do të nisej drejt Mynihur për të kryer vizitat mjekësore para firmës me Bajernin.

Bavarezët ishin prej kohësh në negociata me portierin dhe klubin e tij, pasi kërkonin një zëvendësues të denjë për Manuel Nojer, i cili u dëmtua në gju gjatë pushimeve teksa po bënte ski. Zomer ka qenë prej kohësh një kandidat për klubet e njohura, por deri më tani, Gladbah i kishte refuzuar ofertat për të.

Sipas mediave gjermane, akordi është arritur kundrejt pagesës së shifrës prej 8 milionë eurosh me 1,5 milionë euro të tjera si bonuse që do të lidhen me paraqitjet në Bundesligë dhe Ligën e Kampioneve. Zomer do të nënshkruajë një kontratë deri në verën e vitit 2025 me Bajernin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat