Ademi zbulon premtimin që mori nga Ceferin

Futboll

Ademi zbulon premtimin që mori nga Ceferin

Më: 19 janar 2023 Në ora: 08:56
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi të mërkurën zhvilloi një takim me presidentin e UEFA-së Aleksandër Ceferin, së bashku edhe me ministrinë për Kulturë, Rini dhe Sport, Hajrulla Çeku.

Pas takimit, i pari i FFK-së ka zbuluar premtimin që mori nga i pari i UEFA-së e që ka të bëjë me zhvillimin e infrastrukturës së futbollit në Kosovë.

“Gjatë këtij takimi tejet të ngrohtë dhe përmbajtësor, ku temë qendrore e diskutimit ishte infrasktura e futbollit në Kosovë, ministri Çeku e shpalosi planin 5-vjeçar të MKRS-së për ndërtimin e stadiumeve të reja dhe renovimin e atyre ekzistuese në vendin tonë, e ku parashihet që 4 stadiume të jenë të kategorisë së katërt, 7 stadiume të kategorisë së dytë dhe 12 stadiume lokale.”, a shkruar Ademi në “Facebook”.

Ai ka zbuluar se Ceferin i ka premtuar se do t’i mbështes projektet infrastrukturore dhe ndërtimin e stadiumeve të futbollit në Kosovë.

“Po ashtu, Çeferin na premtoi se do të gjejnë mënyra për ta mbështetur financiarisht këtë projekt, por edhe projektet e tjera që kanë për qëlllim përmirësimin e infrastrukturës në Kosovë, por edhe rritjen dhe masovizimin e futbollit". 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat