Haliti i bashkohet Trepçës ‘89

Futboll

Haliti i bashkohet Trepçës ‘89

Nga: K.G.. Më: 19 janar 2023 Në ora: 12:54
Ahmet Haliti

Trepça ’89 e Mitrovicës vazhdon me përforcime për pjesë e dytë të kampionatit në elitën e futbollit të Kosovës.

Mitrovicasit angazhojnë futbollistin Ahmet Haliti.

“Haliti iu bashkohet ‘Minatorëve’ në rrugëtimin drejt sukseseve.

Haliti njihet për eksperiencën e tij në futbollin kosovar ku ka qenë pjesë e ekipeve si Hysi, Prishtina, Feronikeli dhe Llapi, gjithashtu trofetë nuk i mungojnë në karrierë: Një titull kampioni, tre Kupa të Kosovës dhe një Superkupë.

Ahmeti gjithashtu ka luajtur edhe në Kampionatin shqiptar”, njofton klubi mitrovicas.

’89-shi renditet në vend të nëntë me 19 pikë dhe është në zonën e rrezikut për largim nga elita.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat