Shkëndija barazon

Futboll

Shkëndija barazon

Nga: K.G.. Më: 19 janar 2023 Në ora: 16:01
Shkëndija barazon

Klubet e futbollit të Maqedonisë së Veriut vazhdojnë përgatitjet për pjesën pranverore të sezonit në Ligën e Parë dhe të Dytë.

Skuadra shqiptare,  Shkëndija e Tetovës dhe Voska e Ohrit, barazuan mes vete në miqësore me rezultat 2:2.

Edhe pse tetovarët kishin epërsi (2:0), mysafirët nga Ohri arritën të barazojnë.

Në pjesën pranverore të sezonit, Shkëndija do të ketë detyrë të vështirë për të arritur titullin e kampionit dhe Voska ka një rast të mirë që sezonin e ardhshëm të luajë për herë të parë në elitë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat