Si votoi shqiptari në Kroaci? Livaja sërish lojtari më i mirë

Futboll

Si votoi shqiptari në Kroaci? Livaja sërish lojtari më i mirë

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 20 janar 2023 Në ora: 20:22
Marko Livaja në mes

Futbollisti Marko Livaja i Hajdukut të Splitit, hyri në historinë e më të mirëve në Kroaci nga vota e kapitenëve, pasi që u bë një nga tre futbollistët e vetëm që fitoi dy herë këtë çmim, duke iu bashkuar brazilianëve Eduardo da Silva dhe Sammir. 

“Jam i nderuar që kam qenë fituesi i parë i këtij çmimi dhe jam shumë i lumtur që është rritur ky që është sot.

Është një nder i madh kur rivalët e tu, me të cilët ndan fushën e futbollit, të zgjedhin me shumë rivalitet, por edhe respekt.

I përgëzoj të gjithë fituesit e deritanishëm dhe shpresoj që Marko Livaja të jetë i gëzuar që e ka fituar edhe një herë këtë çmim”, - tha Niko Kranjçar.

Në këtë edicion të 20-të për të përzgjedhur më të mirin, morën pjesë kapitenët e ligës kroate: Arijan Ademi (Dinamo), Lovre Kaliniç (Hajduk), Mile Shkoriq (Osijek), Tomisllav Bozhiq (Slaven Belupo), Igor Postonjski (Varazhdin), Slavko Blagojeviç (Istria 1961), Josip Pivariq (Lokomotiva), Nediljko Labroviq (Rijeka), Niko Rak (Shibenik) dhe Jurica Prshir (Gorica).

Secili prej tyre zgjodhi pesë futbollistët e tyre më të mirë që luajtën në HNL gjatë vitit 2022 dhe u dha pikët përkatëse (10, 8, 6, 4, 2).

Kështu votoi Arian Ademi, kapiten i Dinamos së Zagrebit

1. Bruno Petkoviq (Dinamo) 10 pikë
2. Mislav Orshiq (Dinamo) 8
3. Dominik Livakoviq (Dinamo) 6
4. Marko Livaja (Hajduk) 4
5. Laszlo Kleinheisler (Osijek) 2

Livaja grumbulloi gjithsej 64 pikë, dy herë më shumë se shoku i tij i parë, Bruno Petkoviq (32), i cili fitoi me vështirësi vendin e dytë përpara një lojtari tjetër të Dinamos, Josip Mishiq, dhe ai i Dinamos deri vonë, Mislav Orshiq. (të dy 30).

Është interesante të theksohet se Livaja është i vetmi lojtar që secili nga dhjetë kapitenët e HNL-së e ka futur në listën e top pesëshes.

Sulmuesi 29-vjeçar është një lojtar kyç për Hajdukun, me të cilin kontribuoi në fitimin e trofeut të parë të klubit pas nëntë vitesh pritje duke fituar Kupën.

Gjatë vitit 2022, në 39 paraqitje për klubin e Splitit, ai shënoi 27 gola dhe ka pasur 13 asistime, dhe me lojërat e tij të shkëlqyera në Hajduk, ai mori një rol edhe në Kupën e Botës në Katar, ku ai kontribuoi për kombëtaren kroate me një gol dhe një asist, ku fitoi medaljen e bronztë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat