Prokurori i çështjes merr kërcënime për jetën

Futboll

Prokurori i çështjes merr kërcënime për jetën

Më: 21 janar 2023 Në ora: 14:31
Giuseppe Chine

Dënimi i marrë ndaj Juventusit (heqja e 15 pikëve nga klasifikimi aktual në Serie A) për rastin e fitimeve kapitale dhe sanksionet e vendosura për drejtuesit e bardhezinjve kanë shkaktuar, siç pritej, qindra-mijëra komente në mediat sociale.

Dhe siç ndodh shpesh, për fat të keq edhe kjo ishte e parashikueshme, shumë kanë kaluar nga gjykimi i thjeshtë, madje edhe i ashpër, në fyerje e kërcënime.

Prokurori federal Giuseppe Chine, në kuadër të rihapjes së çështjes kishte kërkuar 9 pikë penalizim në renditje dhe pezullim të drejtuesve të lartë të “Zonjës së Vjetër”, më pas Gjykata e Apelit arriti në 15 pikë penalizim, duke ashpërsuar dënimet për Agnellin e të tjerët.

Në rrjetet sociale, megjithatë, sulmi është i gjithi për prokurorin, i ofenduar, i fyer dhe madje i kërcënuar me vdekje. “Chiné si Moro”, “Chiné, a e di që nëna jote ishte ku*vë…”, “Camorrista”, “Chiné duhej të zgjohej horizontalisht (i vdekur) këtë mëngjes”, janë vetëm disa nga komentet e shumta të pakëndshme që po mbushin rrjetet sociale dhe të cilat synojnë prokurorin e FIGC.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat