Lajm i madh për Bayernin

Futboll

Lajm i madh për Bayernin

Më: 24 janar 2023 Në ora: 16:44
Mane

Bayern Munih ka marrë një lajm fantastik në këtë fazë të sezonit.

Pas më shumë se dy muajsh larg fushës së blertë për shkak të dëmtimit, për “bavarezët” është kthyer në stërvitje Sadio Mane.

Senegalezi u dëmtua në sfidën e kampionatit përball Werder Bremen dhe më pas iu nënshtrua një operacioni që përfundoi me sukses.

30-vjeçari për këtë arsye humbi edhe pjesëmarrjen në Kupën e Botës me Senegalin dhe tani do të rikthehet të jetë në dispozicion për bavarezët në fazën më të rëndësishme të sezonit.

Megjithatë, përpara se të rikthehet në fushën e blertë, Mane- s do t’i duhet edhe pak kohë për të arritur në formën e duhur. Sulmuesi prite të jetë i gatshëm për duelin e rëndësishëm në Champions League, ku Bayerni do të përballet me Paris Saint German.

Ish-lojtari i Liverpool u transferua këtë sezon te Bayern për shumën e 32 milionë eurove dhe deri tani në Bundesligë ka luajtur 14 ndeshje ku ka shënuar 6 gola dhe ka asistuar tre herë për shokët e skuadrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat