Musiala: Ndihem jashtëzakonisht i vlerësuar

Futboll

Musiala: Ndihem jashtëzakonisht i vlerësuar

Më: 28 janar 2023 Në ora: 13:18
Bayerni

Xhamal Musiala ka marrë nuancat e një “profeti” te tifozëria e “Pancerave” në lidhje me triumfin në turnet madhorë. 

Edhe pse 19-vjeçari me shokë nuk arritën objektivin më minimal, kalimin e fazës së grupeve, marrë në konsideratë aspiratat e tyre, sërish ata besojnë se me Xhamalin mund t’ia dalin, e përkthyer në votimin e publikut në Federatën Gjermane të Futbollit, aty ku ylli i Bayernit triumfoi bindshëm në kategorinë “Lojtari i vitit 2022”.

Pas “zyrtarizimit” me çmimin, “Bambi” do të jepte intervistë në faqen e federatës:

”Ndihem jashtëzakonisht i vlerësuar për këtë çmim të veçantë.

Dëshiroj të falënderoj të gjithë ata që më votuan.

Shërben si nxitje akoma më e madhe në përmirësimin tim, sigurisht vetëm nëpërmjet punës dhe përkushtimit.

Besoj se ia kam dalë të jap një pjesë të mirë nga repertori, çka do të thotë se ende nuk është prezantuar totalisht”, pohonte mes buzëqeshjeve 19-vjeçari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat