Pirlo tregon raportin që kishte me Ronaldon

Futboll

Pirlo tregon raportin që kishte me Ronaldon

Më: 10 shkurt 2023 Në ora: 14:21
Pirlo tregon raportin që kishte me Ronaldon

Andrea Pirlo dhe Cristiano Ronaldo.

Dy kampionë absolutë, që jetuan së bashku një sezon intensiv te Juventusi.

I pari si trajner, i dyti si lojtar.

Ish-mesfushori dhe trajneri i Juventusit, tani trajner i Fatih Karagumruk në Turqi, ka folur në një intervistë të gjatë për “Daily Mail” rreth të kaluarës së tij te bardhezinjtë dhe marrëdhënien me CR7.

Këto janë fjalët e Pirlos për peripecitë e Juventusit me Cristiano Ronaldon, por edhe për momentin e vështirë që portugezi përjetoi, duke kaluar nga Manchester United tek Al-Nassr: “Ishte e lehtë për mua të punoja me të. Ai ishte një djalë i mirë, shumë profesionist.

Cristiano donte të luante çdo ndeshje, të shënonte çdo ndeshje. Nuk kishim probleme, por futbolli ndryshon shumë shpejt. Mosha, gjithashtu. Lëvizja nga Manchester United?

Ndoshta kishte probleme me ndonjë ekip tjetër, por për mua ishte një përvojë e mirë me të”.

Askush në Turqi nuk e ka profilin e Cristiano Ronaldos, ndaj Pirlo e pranon:

“Kur mbërrita këtu, kisha një mendim për futbollin tim.

Kur je këtu, duhet të kuptosh që nuk mund të bësh të njëjtën gjë. Është vështirë të ndryshosh mendimin, por duhet ta bësh, përndryshe ke një problem.

Nuk duhet të jesh snob, kokëfortë. Lojtarët e vjetër duhet ta kuptojnë: je trajner, jo ish-lojtar

. Trajneri duhet të dijë se çfarë mund t’i kërkojë grupit të tij të lojtarëve, sepse secili grup lojtarësh ka një stil të ndryshëm dhe ju duhet të përshtateni. Duhet t’iu kërkoni atyre gjëra që mund t’i bëjnë. Kjo është e rëndësishme”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat