United pas sulmuesit të italianëve

Futboll

United pas sulmuesit të italianëve

Më: 10 shkurt 2023 Në ora: 22:33
Dybala

Paulo Dybala ishte padyshim “qershia mbi tortë” në merkaton e verës për Romën me verdhekuqtë që transferuan me kosto zero argjentinasin nga Juventusi.

Sulmuesi bëri menjëherë të dashurohej popullin verdhekuq me kualitetin e shfaqur në fushë teksa në 20 ndeshje të këtij sezoni ia ka dalë të shënojë 10 gola, pa lënë mënjanë edhe gjashtë asiste duke u shndërruar në një element kyç për 11-tëshen e trajnerit Jose Mourinho.

Por, tashmë në Romë kanë nisur të tremben jo pak pasi së fundmi “Sport” zbuloi se në kontratën e 29-vjeçarit ekziston një klauzolë që e lejon të largohet jashtë Italisë për një shifër simbolike pasi bëhet fjalë për diçka më shumë se 12 milionë euro.

Në këtë formë, duket se Manchester United po provon të përfitojë dhe t’i rrëmbejë “xhevahirin” Romës.

Në fakt, nuk është hera e parë që anglezet vihen pas Dybalës pasi e bënë edhe verën e kaluar si dhe në atë të vitit 2019, megjithatë këtë herë mund të jetë momenti i duhur.

Gjithsesi, nga ana tjetër, Roma dhe drejtori Tiago Pinto po marrin masat pasi janë aktualisht në bisedime me Dybala për ta hequr nga kontrata klauzolën e famshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat