Formacionet e mundshme Juventus - Fiorentina

Futboll

Formacionet e mundshme Juventus - Fiorentina

Më: 12 shkurt 2023 Në ora: 11:28
Formacionet e mundshme Juventus - Fiorentina

Juventus do të përballet sot në shtëpi në orën 18:00 kundër Fiorentinës.

“Zonja e Vjetër” po përballet me një periudhë të vështirë, me dënimin e marrë duke iu hequr një sasi pikësh të konsiderueshme dhe disa rezultate jo shumë të mira. Aktualisht,

Juventus ndodhet në vendin e 12-të me 26 pikë, ndërsa Fiorentina në vendin e 13-të me 24 pikë.

Bardhezinjtë në pesë ndeshjet e fundit në Serie A, kanë grumbulluar 2 fitore, 2 humbje dhe 1 barazi, ndërsa Fiorentina 1 fitore, 1 barazim dhe 3 humbje.

Sfida parashikohet të jetë intensive dhe pritet të ketë nervozizëm në fushë, duke marrë parasysh që të dyja skuadrat duan të marrin një rezultat pozitiv për të lënë pas momentet e këqija.

Sot pritet që Allegri të hedhë në fushë nga minuta e parë treshen e sulmit Di Maria-Vlahovic-Chiesa, të cilët priten të dhurojnë spektakël.

Juventus duhet të bëjë kujdes nga kundërshtari sot pasi ka lojtarë vërtetë të aftë për të sjellë një ndryshim dhe një rezultat pozitiv, me Kouame, Gonzalez apo Amrabat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat