Balaj: Nuk ka rëndësi nëse unë nuk shënoj

Futboll

Balaj: Nuk ka rëndësi nëse unë nuk shënoj

Më: 12 shkurt 2023 Në ora: 20:15
Bekim Balaj

Sulmuesi Bekim Balaj arriti të merrte një penallti shumë të domosdoshme të cilën Marku e ktheu në gol duke i dhënë ekipit një 3 pikësh shumë të rëndësishëm. Pas sfidës Balaj u shpreh shumë i lumtur për fitoren.

“Sa më shumë flitet për golin aq më shumë po shtyhet, dhe nuk dëshiroj të flas për  të, sigurisht e dëshiroj shumë dhe me zor po pres që të filloj me golat por sot ishte një ndeshje tjetër dhe e rëndësishme ishte fitorja, marrja e 3 pikëshit, arritëm synimin dhe gëzuam tifozët fantastikë që na mbështetën sot.

Sulmuesi kur mendon shumë për golin të krijon një lloj ngërçi, por për momentin mendoj shumë për skuadrën për rezultatet dhe le të vonojnë golat nëse Vllaznia arrin të fitojë.

Ambienti, Shkodra, shtëpia ime, ma kanë bërë më të lehtë përshtatjen, kam gjetur një grup të mirë lojtarësh, stafin dhe nuk ka qenë fare i vështirë ambientimi.

Ndoshta vetëm pjesa sa të hyja në lojë dhe të fitoja minutat e duhura, ndjehem mirë dhe shpresoj që të kontribuoj sa më shumë në arritjen e objektivave që kemi.

Për nismën që morëm, i gjithë qyteti dhe tifozët na u përgjigjën, shpresoj në të ardhmen te ketë edhe më shumë tifozë”, u shpreh Balaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat