Danilo së shpejti do të vazhdojë kontratën me Juven

Futboll

Danilo së shpejti do të vazhdojë kontratën me Juven

Më: 14 shkurt 2023 Në ora: 16:47
Danilo

Mbrojtësi dhe kapiteni i Juventusit, Danilo, së shpejti do të nënshkruajë kontratë të re me klubin.

Kontrata aktuale me bardhezinjtë skadon në qershor 2024 dhe të dyja palët donin të vazhdonin rrugëtimin e përbashkët.

Sipas Gianluca Di Marzio, braziliani u bë lider i dhomës së zhveshjes dhe nuk mori vetëm shiritin e kapitenit në mungesë të Leonardo Bonuccit.

Kontrata e re do të zgjatet deri në vitin 2025 me opsion edhe për një vit.

Për më tepër, Danilo nuk kërkoi rritje rroge, por ra dakord me atë që kishte tani.

Sipas Capology, mbrojtësi merr 5.13 milionë euro.

Këtë sezon, Danilo është një lojtar i rëndësishëm në formacionin fillestar të Juventusit.

Ai luajti në Serie A në të 22 ndeshjet e sezonit, duke shënuar 2 gola dhe duke dhënë 2 asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat