Bayerni trondit parisienët e Messit! Milani më i mirë se Tottenham 

Futboll

Bayerni trondit parisienët e Messit! Milani më i mirë se Tottenham 

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 14 shkurt 2023 Në ora: 20:54 Përditësuar në ora: 22:55 më 14.02.2023
Pamje nga ndeshja PSG - Bayern

PSG mposhtet si vendas, Tottenham kokulur

Bayerni ka shënuar fitore të madhe, me rezultat 1:0 ndaj PSG-së, në takimin që u luajt në "Parc des Princes" në Paris.

Një gol, një karton i kuq dhe shumë raste, në. ndeshjen e parë të tetës së finales së Champions League në futboll.  

Pavard në minutën e 90+2, u ndëshkua me karton të kuq pas dy të verdhëve dhe pas ndërhyrjes së ashpër ndaj Messit të PSG-së.

Në minutën e 53-të, futbollisti Davies harkoi për mrekulli, ndërsa mbrojtja e PSG-së reagoi dobët dhe Kingsley Coman gjendet brenda 16-shit e me të parën godet nga afërsia për 0:1.

Nëntë minuta më vonë (62’) Eric Maxim Choupo-Moting (Bayern) pati rast ideal për shtuar epërsinë.

Ai brenda zonës, gjuan fuqishëm por portieri Gianluigi Donnarumma bëri pritje fantastike për t’ia mohuar golin.

Në minutën e Eric Maxim Choupo-Moting (Bayern) shpërdoron një rast të artë! Futbollisti bavarez ishte në një pozicion shumë të mirë megjithatë i pafat, topi ndalet në shtyllë.

Benjamin Pavard (Bayern) në minutën e 65-të, i pafat, goditja e tij ndalet nga portieri i PSG-së.

Në minutën e 73-të, Kylian Mbappe shpërdoroi një rast ideal, i vetmuar por goditja e tij shkoi drejt në trup të portierit Sommer.

Lionel Messi (PSG) në minutën e 85-të, nga rreth 12 metra dështon, gjuajtjen e tij e pret portieri Sommer.

PSG tronditet si vendas dhe pret sprovë e vështirë në takimin e kthimit në Munih.

Milani si vendas ka shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj Tottenhamit. 

Në minutën e 7-të, reagim jo në nivelin e duhur nga skuadra angleze, ndërsa Brahim Diaz ka shënuar nga afërsia, duke e shfrytëzuar edhe tollovinë para portës mysafire. 

Tottenham megjithatë shpreson se në takimin e kthimit do të përmbys këtë humbje, ndërsa Milani ka një epërsi të mirë.

PSG – Bayern 0:1

Stadiumi "Parc des Princes" në Paris.
Gjyqtar: M. Oliver (Anglia).

Shënues: Coman (53').

Kartona të verdhë: Kimpembe, Neymar - Pavard.

Karton i kuq: Pavard (pas dy të verdhëve).

PSG: Donnarumma; Hakimi (Kimpembe 46'), Marquinhos, Ramos, Nuno Mendes; Zaïre-Emery (Ruiz 57'), Verratti, Danilo Pereira (Vitinha 75'); Carlos Soler (Mbappe 57'); Messi, Neymar.
Bayern Munih: Sommer; Cancelo (Davies 46'), Upamecano, De Ligt, Pavard; Kimmich, Goretzka; Sane (Stanishiq 90') , Musiala (Gravenberch 87'), Coman (Gnabry 76'); Choupo-Moting (Muller 76').

Milan – Tottenham 1:0

Stadiumi "Giuseppe Meazza" në Milan.
Gjyqtar: S. Scharer (Zvicra).
Shënues: Diaz (7').
Kartona të verdhë: Tonali, Hernandez  - Romero, Dier.
Milan: Tatarusanu, Thiaw, Kalulu, Kjaer, Hernandez; Saelemaekers (Messias 77'), Tonali (Pobega 86), Krunic; Diaz (De Ketelaere 77'), Giroud, Leao (Rebiç (90+1').
Tottenham: Forster, Emerson, Dier, Romero, Lenglet (Davies 81'); Skipp, Sarr; Kulusevski (Richarlison 71'), Sarr, Son (Danjuma 81'); Kane.

Sfida të nxehta

(E plotësuar) - 85' Lionel Messi (PSG) nga rreth 12 metra dështon, gjuajtjen e tij e pret portieri Sommer.

82' Mbappe shënon por anulohet pas shikimit të VAR-it, pozitë jashtë loje..

80' Ndeshjet po shkojnë drejt fundit.

PSG – Bayern 0:1

Stadiumi "Parc des Princes" në Paris.
Shënues: Coman (53').

Kartona të verdhë: Kimpembe, Neymar - Pavard.

Gjyqtar: M. Oliver (Anglia).
PSG: Donnarumma; Hakimi (Kimpembe 46'), Marquinhos, Ramos, Nuno Mendes; Zaïre-Emery (Ruiz 57'), Verratti, Danilo Pereira (Vitinha 75'); Carlos Soler (Mbappe 57'); Messi, Neymar.
Bayern Munih: Sommer; Cancelo (Davies 46'), Upamecano, De Ligt, Pavard; Kimmich, Goretzka; Sane (Stanishiq 90') , Musiala (Gravenberch 87'), Coman (Gnabry 76'); Choupo-Moting (Muller 76').

Milan – Tottenham 1:0

Stadiumi "Giuseppe Meazza" në Milan.
Gjyqtar: S. Scharer (Zvicra).

Shënues: Diaz (7').

Kartona të verdhë: Tonali, Hernandez  - Romero, Dier.

Milan: Tatarusanu, Thiaw, Kalulu, Kjaer, Hernandez; Saelemaekers (Messias 77'), Tonali (Pobega 86), Krunic; Diaz (De Ketelaere 77'), Giroud, Leao (Rebiç (90+1').
Tottenham: Forster, Emerson, Dier, Romero, Lenglet (Davies 81'); Skipp, Sarr; Kulusevski (Richarlison 71'), Sarr, Son (Danjuma 81'); Kane.

75' Lojë e bukur në Paris.

73' Kylian Mbappe shpërdoir një rast ideal, i vetmuar por goditja e tij shkoi drejt në trup të portierit Sommer.

70' Bayerni po tregon vlerat e tij sonte në Paris.

65' Benjamin Pavard (Bayern) i pafat, goditja e tij ndalet nga portieri i PSG-së..

64' Eric Maxim Choupo-Moting (Bayern) shpërdoron një rast të artë!  Ai ishte në një pozicion shumë të mirë megjithatë i pafat, topi ndalet në shtyllë.

62' Eric Maxim Choupo-Moting (Bayern) brenda zonës duke gjuajtur drejt portës por Gianluigi Donnarumma bën një pritje fantastike për ta mohuar golin.

59' PSG në presion.

55' bayerni vazhdon me presion.

53' Futbollisti Davies harkoi për mrekulli, ndërsa mbrojtja e PSG-së reagoi dobët dhe Kingsley Coman gjendet brenda 16-shit e me të parën godet për 0:1.

52' Milani po e ruan epërsinë.

50' Lojë me ritëm të lartë mes PSG e Bayernit.

47' Bayerni bën trysni në portën e rivalit.

46' Fillon pjesa e dytë.

Përfundojnë pjesët e para.

44' Minuta e fundit e pjesës së parë.

43' Kimmich godet nga 17 metra por portieri PSG-së nuk befasohet.42' Bayerni ka deri me tash katër korrne.

38' Lojë e mirë në Paris por Bayerni po tregon klasin e tij.

34' Si në Paris si në MIlan, lojëra të mira.

30' Bayerni ka shtuar presionin.

26' Coman me një volej por gjuan plogësht në portën e PSG-së.

24' PSG - Bayern, ende pa gola, por lojë e mirë.20' Milani ka iniciativën.

16' Milani po kërkon golin e radhës.

12' Ndeshje e luftuar në Paris.

10' Bayerni po tregon lojë të mirë.7' Brahim Diaz ka shënuar për Milanin, 1:0.

4' Nuk ka gola në asnjërën ndeshje.

2' Bayerni kërcënon portën e PSG-së. 

1 Fillojnë ndeshjet.

PSG - Bayern, formacionet

Në 21:00 luhet supersfida PSG-Bayern.

Lionel Messi e kapërceu dëmtimin dhe normalisht është në 11-shen e kampionëve të Francës, ndryshe nga Mbappe që është në stolin e zëvendësuesve, ndërsa nga ana tjetër, Bayern do të luajë me sulm të plotë, duke pasur Sane, Musiala, Coman; Choupo-Moting.

Formacionet zyrtare:

PSG: Donnarumma; Hakimi, Marquinhos, Ramos, Nuno Mendes; Zaïre-Emery, Verratti, Danilo Pereira; Carlos Soler; Messi, Neymar.

Bayern Munich: Sommer; Cancelo, Upamecano, De Ligt, Pavard; Kimmich, Goretzka; Sane, Musiala, Coman; Choupo-Moting.

Sane kërcënon francezët

Leroi Sane nuk i ka shpëtuar vorbullës së diskutimeve mbi fatet e Bajernit në Ligën e Kampionëve, ku do të jetë PSG-ja e Mesit-Nejmarit dhe Mbapesë si fortesa e parë për t’u thyer.

“Jam optimist se do t’ia dalim të kalojmë në fazën tjetër, ndonëse kemi përballë një ekip me shumë pretendime në Champions.

Përvoja mbetet jetike në një kompeticion kaq elitar dhe ne e gëzojmë.

Kemi treguar dimensione të ndryshme deri në këtë pikë të sezonit si goleada, spektakël, vështirësi, oshilacione, por e kemi gjetur Sane sërish busullën e fitoreve jo vetëm në rezultate”, përfundoi sulmuesi 27-vjeçar.

Kalulu: Është një mundësi më shumë

Deri më sot i ka luajtur të gjitha minutat me Milanin në Champions, por momenti nuk është ndër më të mirët për të dhe për ekipin, pavarësisht fitores minimale në fundjavë ndaj Torinos.

Pier Kalulu ka qenë krah trajnerit Pioli në

Varan është larguar nga kombëtarja. Kjo është një mundësi për ju…

"Është një mundësi më shumë, por më parë duhet të luaj ndeshje të shkëlqyera me Milanin", tha Kalulu.

PSG në presion të Bayernit, Tottenhamit të Milanit 

PSG do të ballafaqohet me Bayernin e Munihut, në kuadër të tetës së finales së Champions League në futboll.

Kjo ndeshje vlerësohet si finale para finales.

Ballafaqimi mes Milanit dhe Tottenhamit, pritet të jetë me rivalitet të madh.  

PSG - Bayern

Stadiumi "Parc des Princes" në Paris.
Gjyqtar: M. Oliver (Anglia).
PSG: Donnarumma; Hakimi, Marquinhos, Ramos, Nuno Mendes; Zaïre-Emery, Verratti, Danilo Pereira; Carlos Soler; Messi, Neymar.
Bayern Munich: Sommer; Cancelo, Upamecano, De Ligt, Pavard; Kimmich, Goretzka; Sane, Musiala, Coman; Choupo-Moting.

MIlan - Tottenham

Stadiumi "Giuseppe Meazza" në Milan.
Gjyqtar: S. Scharer (Zvicra).
Milan: Tatarusanu, Thiaw, Kalulu, Kjaer, Hernandez; Saelemaekers, Tonali, Krunic; Diaz, Giroud, Leao.
Tottenham: Forster, Emerson, Dier, Romero, Lenglet; Skipp, Sarr; Kulusevski, Sarr, Son; Kane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat