Allegri: Duam t’i shkojmë deri në fund Europa League

Futboll

Allegri: Duam t’i shkojmë deri në fund Europa League

Më: 15 shkurt 2023 Në ora: 16:24
Allegri

Juventusi fillon këtë të enjte aventurën e tij në Europa League dhe kundërshtari do të jetë Nantes.

Në prag të kësaj ka folur trajneri Max Allegri,  i cili evidentoi faktin që skuadra bardhezi synon t’i shkojë deri në fund këtij kompeticioni.

“U uliminuam në Champions, por është një portë e hapur që mund të na çojë në Champions Leaguen e vitit të ardhshëm.

Pengesa e parë është Nantes e më pas çerekfinalet e me radhë për të kërkuar t’i shkojmë deri në fund kompeticionit.

Cuadrado do të jetë edhe pse nuk është ende 100%. Bonucci do të jetë, është grumbulluar për të ndihmuar në atmosferën e skuadrës. Më pas janë të gjithë të gatshëm, përveç Pogba dhe Kaio Jorge.

Jemi të përqëndruar tek e tashmja, duam të ecim hap pas hapi.

Nuk duhet të humbasim absolutisht, duhet të tregojmë forcën tonë deri në fund. Në kampionat, në Kupë dhe në Europë.

Po punojmë për të rikuperuar disa gjëra.

Nuk e di nëse jemi favoritë, por Nantes është një skuadër e mirë. Dua të përqafojë fortë lojtarin që humbi fëmijën”, derklaroi Allegri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat