Lajme pozitive nga infermieria e Milanit

Futboll

Lajme pozitive nga infermieria e Milanit

Më: 16 shkurt 2023 Në ora: 13:41
Milani

Mungesa e Fikajo Tomorit në listën zyrtare të dorëzuar nga Milani në UEFA u prit me habi të madhe.

Mbrojtësi anglez dukej gati për t’u rikthyer në minutën e parë ndaj Totenhemit pasi një ditë më parë kishte punuar në grup, por ja që përfundoi në tribunë.

Një zgjedhje për ta mbrojtur, do të argumentonte Pioli pas ndeshjes, pasi testet e fundit të mëngjesit të së martës nuk e kishin bindur.

Dyshime nuk kishte për Ismael Benaser, pasi ai nuk u stërvit me shokët e tij të hënën dhe klubi kishte konfirmuar mungesën e tij.

Por të dy, sipas “La Gazzetta dello Sport”, po mendojnë për Monzën në ndeshjen e planifikuar për të shtunën pasdite.

Nëse nuk ia dalin, atëherë do të jenë gati për më 26 shkurt kur në “San Siro” të paraqitet Atalanta, një rival që mund të jetë i pari edhe për Majk Menjanë, i cili duket drejt shërimit.

Ndërkohë, në seancën e djeshme stërvitore në “Milanello”, Zlatan Ibrahimoviç dhe Alesandro Florenci kanë punuar në grup së bashku me pjesën tjetër të skuadrës.

Suedezi ka qenë tashmë në stol të premten në ndeshjen kundër Torinos, ndërsa mbrojtësi i krahut nuk është kthyer në dispozicion të Piolit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat