Aubameyang i ofrohet gjigantit turk

Futboll

Aubameyang i ofrohet gjigantit turk

Më: 16 shkurt 2023 Në ora: 15:35
Pierre-Emerick Aubameyang

E ardhmja e Pierre-Emerick Aubameyang mund të jetë e lidhur me Turqinë.

Sulmuesi gabonez nuk bën pjesë në planet e trajnerit Graham Potter, ndërkohë që e ka përjashtuar mundësinë e transferimit në ligën amerikane – MLS.

Ish-futbollisti i Milanit, Borussia Dortmundit, Arsenalit dhe Barcelonës, është i vendosur për ta bindur trajnerin e “Blues” për t’i dhënë më shumë hapësira.

Sidoqoftë, mediumi turk “Fanatik” raporton se futbollisti afrikan i është ofruar Fenerbahçes në orët e fundit.

E gjatë verës flitet se Barcelona do të mundohet ta rikthejë atë në Camp Nou, por është përmendur edhe një rikthim i tij i mundshëm në San Siro, ku kishte luajtur kur ishte shumë i ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat