Arsenali gati të rrëmbejë yllin e Real Madridit

Futboll

Arsenali gati të rrëmbejë yllin e Real Madridit

Më: 17 shkurt 2023 Në ora: 12:33
Marko Asensio

“Nuk më intereson shumë se çfarë do të bëjë ai.

Ndoshta do të qëndrojë, ndoshta jo”.

Ishte kjo deklarata që dha një ditë më parë trajneri i Real Madridit, Karlo Ançeloti, duke u shpreh se e ardhmja e mesfushorit Marko Asensio te “merengues” është në dyshim.

Kontrata e Asensio me “Los Blankos” skadon në fund të këtij sezoni dhe 27-vjeçari do të jetë një lojtar i lirë nëse nuk e rinovon atë. Për këtë arsye, mjaft ekipe kanë hedhur sytë nga talenti i kombëtares spanjolle, përfshi edhe Arsenal.

Sipas “AS”, skuadra londineze ka kohë që punon me menaxherin e lojtarit, për të mundësuar transferimin e tij në Premier Ligë. Fakti që trajneri Ançeloti u shpreh shumë ftohtë për Asensio tregon se marrëdhënia mes tyre nuk është shumë e mirë.

Për këtë arsye, Arsenali mendon se mund të arrijë një marrëveshje me mesfushorin, që do të ishte një blerje shumë e rëndësishme, për më tepër që do të vinte me koston zero.

Prej vitit 1016, Asensio ka qenë titullar fiks për Real Madrid, por këtë sezon ka gjetur më pak hapësira.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat