Sokoli i kënaqur me pikën e fituar ndaj Gjilanit

Futboll

Sokoli i kënaqur me pikën e fituar ndaj Gjilanit

Më: 19 shkurt 2023 Në ora: 18:35
Sokoli

Gjilani dhe Malisheva kanë barazuar me rezultat 2-2 në kuadër të xhiros së 20-të në Albi Mall Superligë.

Ishte një ndeshje spektakolare nga të dyja skuadrat ku në fund u desh të pajtohen me nga një pikë.

Trajneri i Malishevës, Bylbyl Sokoli ka thënë se për ta është një pikë e madhe.

“Ishte një ndeshje e fortë nga të dyja ekipet.

Dy ekipet që luftuan për pikë dhanë maksimumin, flas për lojtarët e mi të cilët dhanë maksimumin për ta fituar këtë pikë. Është një pikë e madhe për neve”.

Tutje Sokoli ka thënë se i mbetet që të përmirësohen në mes të fushës dhe në mbrojtje për të qenë më shumë agresivë.

“Ekipi ynë pati disa momente që mund t’i kishte shfrytëzuar më mirë kundërsulmet. Duhet të përmirësojmë lojën në mes të fushës dhe në mbrojtje të jemi më agresiv”.

“Por, them sërish se djelmoshat dhanë gjithçka nga vetja”, u shpreh Sokoli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat