Tottenham dëshiron të blejë portierin e Interit

Futboll

Tottenham dëshiron të blejë portierin e Interit

Më: 21 shkurt 2023 Në ora: 16:27
Andre Onana

Portieri i Interit, Andre Onana, është objektiv transferimi i Tottenhamit. 

Sipas mediave në ishull, skuadra e Ligës Premiere është në kërkim të një zëvendësuesi për portierin titullar Hugo Lloris, i cili është në skuadër që nga viti 2012, por ka bërë shumë gabime së fundmi dhe nuk do të jetë befasi nëse ai largohet në verë.

Interi do të duhet të shesë lojtarë me vlerë rreth 62 milionë euro pas përfundimit të sezonit për të balancuar financat e tyre.

Në këtë drejtim, drejtori sportiv i Nerazzurrëve, Piero Ausilio, ka udhëtuar drejt Anglisë për t'i ofruar disa lojtarë klubeve të Ligës Premiere.

Krahas Onanës, interesim ka edhe për Denzel Dumfries, pasi Chelsea, Manchester United dhe Arsenali synojnë t'i sigurojnë shërbimet e mbrojtësit të djathtë të Interit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat