Bekim Balaj, mund të jetë rasti Taulant Seferi

Futboll

Bekim Balaj, mund të jetë rasti Taulant Seferi

Më: 21 shkurt 2023 Në ora: 18:40
Bekim Balaj

Bekim Balaj ishte një goditje e madhe e merkatos së dimrit për Vllazninë, por edhe për futbollin shqiptar.

Sulmuesi i Kombëtaren zgjodhi që të firmosi për qytetin e tij pasi e bindi projekti i ofruar nga Alban Xhaferi.

Ardhja e tij i ka emocionuar së tepërmi tifozët dhe ka shtuar besimin te lojtarët se titulli kampion mund të arrihet. Por deri tani, vetëm kaq, Bekimi nuk e ka treguar ende emrin që mban mbi fanellë në fushën e blertë.

Asgjë nuk është parë nga cilësitë e tij dhe pse duhet ta pranojmë që jemi herët, megjithëse kampionati po vjen gjithmonë e më tepër drejt fundit, koha nuk pret.

Pyetja që shtrohet është nëse kjo vështirësi e madhe vjen për shkakun e përshtatjes apo të motivimit?

Fakt është se ndeshja e vetme ku Balaj ka qenë pikë e fortë e ekipit ishte ajo kundër Tiranës.

Në stadiumin e mbushur, Bekimi kishte dëshirë dhe mundohej të nxirret më të mirën prej vetes në çdo aksion.

Në ndeshjet e tjera, nuk ka shumë për t’u kujtuar. Por a mund të jetë si rasti i Taulant Seferit? Kur ky sulmues erdhi te Tirana, në sezonin e parë rezultoi “dështim” dhe më pas nisi shpërthimi i madh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat