Malisheva - Drenica, formacionet zyrtare

Futboll

Malisheva - Drenica, formacionet zyrtare

Më: 25 shkurt 2023 Në ora: 12:13
Malisheva, formacioni

Malisheva është nikoqir i Drenicës në kuadër të xhiros së 22-të në Albi Mall Superligë.

Është një duel i dy skuadrave që duan t’i shmangen rënies nga elita e futbollit tonë dhe pritet të jetë shumë interesant.

Në fakt dy skuadrat ende nuk kanë shijuar fitoren në pranverë, me Malishevën që ka marrë dy barazime dhe me Drenicën që ka pësuar tre disfata radhazi.

Si vendasit ashtu edhe mysafirët duan vetëm tre pikët dhe në stadiumin ‘Liman Gegaj’ pritet një duel i zjarrtë.

Formacionet zyrtare:

Malisheva: Gashi, Pira, Bihorac, Kryeziu, Veliu, Vitija, Mustafa, B. Maliqi, A. Maliqi, Hazrollaj, Sobowale.

Drenica: Shala, Kuka, Hoti, Lushtaku, Thaqi, Abazi, Dervishaj, Veliqi, Mëziu, Koxy, Zeka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat