Llapi - Prishtina, formacionet

Futboll

Llapi - Prishtina, formacionet

Më: 26 shkurt 2023 Në ora: 12:19
Llapi

Llapi dhe Prishtina do të përballen në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në kuadër të xhiros së 22-të në Albi Mall Superligë.

Derbi rajonal i gjen dy skuadrat në formë të ndryshme, me vendasit që janë në një moment shumë të mirë dhe mysafirët që kanë krizë të rezultateve.

Llapi ka marrë tre fitore radhazi në pranverë dhe synojnë të vazhdojnë me këtë ritëm, në anën tjetër Prishtina ka pësuar tre humbje të njëpasnjëshme.

Kryeqytetasit kanë udhëtuar drejt Podujevës për ta ndërprerë serinë negative, por përballë kanë një skuadër në formë të lartë dhe për askënd nuk është e lehtë marrja e pikëve në ‘Zahir Pajaziti’.

Formacionet zyrtare:

Llapi: Avdyli, Milic, Krasniqi, Neto, Bytyqi, Shabani, Rivera, Limani, Alidema, Firmino, Selimi.

Prishtina: Kolaj, Bytyqi, Belica, Ramadani, Mici, Pefqeli, Gashi, Prapashtica, Kryeziu, Krasniqi, Blesa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat