Ish- lojtari i Barçës: Atje ka më shumë turistë se tifozë

Futboll

Ish- lojtari i Barçës: Atje ka më shumë turistë se tifozë

Më: 26 shkurt 2023 Në ora: 14:30
Camp Nou

Atmosfera e futbollit anglez, veçanërisht në ndeshjet e Premier League, është sigurisht diçka e jashtëzakonshme.

Pasioni i tifozëve të Madhërisë së Tij e ka shndërruar futbollin në një fe të vërtetë, për t’u mbrojtur me çdo kusht, siç dëshmohet nga protesta kompakte e mbështetësve të të gjitha skuadrave kundër projektit të Superligës.

Megjithatë, ka stadiume që mund të rivalizojnë me ato në Angli. Katedralet e vërteta të futbollit si Camp Nou nuk kanë asgjë për të pasur zili ndaj impianteve si ai i Elland Road.

Apo ndoshta po? Epo, sipas atyre që i kanë përjetuar të dyja, ka një ndryshim të madh.

Junior Firpo e ka shpjeguar këtë për Sky Sports.

Mbrojtësi i majtë i Leeds United shënoi golin që i mundësoi skuadrës së tij të mposhtte Southampton në një përballje direkte për mbijetesën.

Goli i tij në minutën e 77-të tërboi stadiumin e vendasve.

Dhe sigurisht që tifozët do ta kenë vlerësuar atë që spanjolli kishte thënë para ndeshjes.

Kur u pyet konkretisht, nëse ai preferonte të luante përpara një stadiumi të mbushur plot në Camp Nou ose Elland Road, lojtari nuk kishte asnjë dyshim.

“Në një Elland Road të mbushur plot”.

Një fjali e hedhur aty për të lumturuar tifozët? Ndoshta po, por ia vlen të analizohet arsyetimi i përgjigjes së ish-futbollistit të Barcelona-s…

“Camp Nou është një stadium vërtet i madh, ka një kapacitet prej 90,000 vendesh, është një gjë e pabesueshme. Por zakonisht ka më shumë turistë se tifozë.

Ata shkojnë atje për të parë lojtarët më të mirë në botë duke luajtur, ata shkonin në Camp Nou për të parë Messin dhe ata thjesht duartrokasin ose thonin ‘uau’ sa herë që Leo bënte diçka.

“Këtu në Elland Road është një gjë krejtësisht ndryshe.

Ne nuk arrijmë as 40,000 njerëz, por ka brohoritje gjatë gjithë kohës dhe kjo është ajo që më pëlqen”.

Me pak fjalë, një mbështetje e vërtetë dhe jo një situatë në të cilën shumë në tribuna nuk janë vërtet tifozë të klubit. Dhe kush e di, ndoshta shumë lojtarë, në fund të fundit, e mendojnë njësoj si Firpo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat