Hakimi akuzohet për përdhunim të një 24-vjeçareje

Futboll

Hakimi akuzohet për përdhunim të një 24-vjeçareje

Më: 3 mars 2023 Në ora: 14:22
Achraf Hakimi

Achraf Hakimi është duke u përballur me një akuzë për përdhunim. Kështu kanë raportuar mediat franceze këtë të premte.

Sipas “AFP”, bazuar në burimet e tyre, tashmë akuza është zyrtare.

Të dielën e kaluar, një grua 24-vjeçare nga Fontenay-sous-Bois në periferi të Parisit, shkoi në një stacion policor lokal duke pretenduar se ishte përdhunuar nga marokeni, sipas “Le Parisien”.

Ndonëse raportohet se ajo nuk ka dashur të ngrejë akuza, punonjësi i policisë në detyrë mësohet se ka njoftuar menjëherë eprorët e tij në selinë e policisë lokale dhe rajonale për shkak të ashpërsisë së akuzave.

Prokuroria e Créteilit fillimisht e mori çështjen, por që atëherë ajo është transferuar në prokurorinë e Nanterres, për shkak se incidenti thuhet se ka ndodhur në Boulogne-Billancourt, qyteti afër vendit ku ndodhet stadiumi i klubit, “Parc des Princes”.

Avokati i marokenit, Fanny Colin, ka mohuar akuzat , ndërsa drejtuesit e Ligue 1 janë në mbështetje të lojtarit të tyre. “Akuzat janë të rreme. Ai është i qetë dhe po vihet në dispozicion të autoriteteve”, tha Colin.

24-vjeçari tani është nën mbikëqyrjen ligjore. Hakimi ishte në stërvitje me PSG-në këtë të premte në mëngjes në “Camp des Loges”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat