Inicim disiplinor ndaj Ismet Munishit

Futboll

Inicim disiplinor ndaj Ismet Munishit

Më: 7 mars 2023 Në ora: 15:35
Ismet Munishi

Komisioni i Garave i Superligës dhe i Ligës së Parë ka bërë inicim disiplinor ndaj trajnerit të FC Prishtinës, Ismet Munishi.

Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve dhe nga video incizimet, ky Komision e ka vendosur në disiplinor trajnerin e prishtinasve për deklaratat e tij pas ndeshjes me Ballkanin, me të cilin Bardhekaltrit barazuan, 2:2.

“Inicim disiplinor ndaj: Kryetrajnerit të FC ”Prishtina”, Ismet Munishi, ID nr.009766M74. Motivi: Në prononcimin për media pas përfundimit të ndeshjes akuzon gjyqtarët për epilogun përfundimtar të ndeshjes Prishtina-Ballkani si dhe të disa ndeshjeve të këtij stinori.

Sipas xhirimeve televizive”, shkruan në vendimin e Komisionit të Garave, i cili bëri inicim disiplinor edhe ndaj përfaqësuesit të Llapit, Muhamet Rexhepi, drejtorit sportiv të Istogut, Avdyl Qetaj dhe klubit të futbollit Vushtrria.

Gjithnjë sipas këtij Komisioni, i cili udhëhiqet nga kryetari Abdyl Bellopoja, pala e e pakënaqur e ka të drejtën e kundërshtimit në inicime-raporte/ankesës në vendimet e Komisioni Disiplinori FFK –së / Komisioni i Apelit i FFK-së, në afatin prej 3 ditësh nga publikimi i këtij inicimi/vendimi..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat