Sermaxhaj rikthehet në klubin e zemrës por si trajner 

Futboll

Sermaxhaj rikthehet në klubin e zemrës por si trajner 

Nga: K.G. Më: 8 mars 2023 Në ora: 15:08
Genc Sermaxhaj me ekipin e Gjilanit

Ish futbollisti Genc Swermaxhaj sërish është kthyer në zejen e trajnerit, tani do të udhëheq Gjilanin U17.

Sermaxhaj ka pas suksese me Dritën U19 dhe tani beson e shpreson se do të arrijë rezultate të lakmueshme edhe me Gjilanin U17. 

“Genc Sermaxhaj emërohet trajner në grupmoshën e 17 vjeçarëve. Si një ish-futbollist i klubit i cili e njeh mjaft mirë ambientin e punës, ai u prezantua para futbollistëve dhe nisi menjëherë punën me ta.

Duke ditur rëndësinë e kësaj grupmoshe që bën pjesë në gara nacionale dhe ato rajonale, puna dhe përkushtimi mbeten dy faktorë kryesor të cilët priten të koordinohen nga Sermaxhaj dhe bashkëpunëtori tij Etrit Gagica në këtë kampionat.

Intensiteti i punës do të shtohet gjatë ditëve në vijim, derisa në vikend na pret sfida ndaj A&N në kuadër të Superligës së Kadetëve dhe ajo tjetra nga GS. Gjilan në kuadër të Regjionit.

Duke i dëshiruar fat dhe suksese trajnerit Sermaxhaj në punën e re, gjithashtu inkurajojmë moshat e kësaj gjenerate të vazhdojnë punën me përkushtim, sepse zhvillimi i tyre mbetet prioritet i shkollës dhe klubit”, njofton Shkolla e Futbollit SC Gjilani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat