Richarlison sulmon ashpër Conten

Futboll

Richarlison sulmon ashpër Conten

Më: 9 mars 2023 Në ora: 11:26
Richarlison

Tottenham u eliminua mbrëmjen e djeshma nga Milani në Champions League.

I pari që ka reaguar ashpër dhe sinqerisht, ka qenë sulmuesi brazilian Richarlison, i cili ka sulmuar trajnerin e tij Antonio Conte.

“Unë jam i sinqertë, ky sezon ka qenë m*t. Unë dua të luaj.

Nuk i kuptoj zgjedhjet e Contes. Isha në një moment pozitiv dhe më pas trajneri më vendosi përsëri në pankinë.

Dje më provoi në njëmbëdhjetëshen startuese e më pas, përsëri në pankinë”, ka reaguar ashpër ish-sulmuesi brazilian i Evertonit, Richarlison.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat