Tifozët e Frankfurtit do të jenë në stadium

Futboll

Tifozët e Frankfurtit do të jenë në stadium

Më: 12 mars 2023 Në ora: 14:30
Tifozët

“Klubi i Napolit është i shqetësuar për vendimin për t’u dhënë akses tifozëve gjermanë në ndeshjen e 15 marsit Napoli-Frankfurt në Champions League”, thuhej në njoftimin zyrtar të klubit italian.

Ky ishte qëndrimi zyrtar i Napolit pas vendimit të TAR që do të lejoj që tifozët e Frankfurt të mbërrijnë në stadium në funksion të ndeshjes së Champions Leauge të planifikuar për të mërkurën.

“Shqetësimi lind nga mundësia konkrete e trazirave që mund të lindin, siç theksohet nga Komiteti i Analizës së Ngjarjeve Sportive të Ministrisë së Brendshme.

Vendimi është marrë nga seksioni V i TAR Campania i kryesuar nga Dr, Abruzzese, i cili do të marrë përgjegjësinë për atë që mund të ndodhë. Vendimi, nënvizohet, është marrë pavarësisht nga vlerësimet teknike të organeve përgjegjëse për këtë”, thuhej më tej në njoftimin zyrtar..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat